Blitz

 Breaking News

(Foto/Video) Dasmë në kryeqytet! Martohet moderatorja e njohur e “Top Medias”

(Foto/Video) Dasmë në kryeqytet! Martohet moderatorja e njohur e “Top Medias”
August 04
18:43 2017

Jemi në muajin gusht dhe është e ditur që ky muaj mund të quhet pa frikë muaji i dasmave.

Pikërisht këtë muaj ka zgjedhur edhe moderatorja e njohur e “Top Medias”, Elona Duro, për të finalizuar lidhjen me partnerin e saj, Lorenc Goga. Elona është ngjitur në tarracën e Bashkisë së Tiranës për të kurorëzuar martesën e saj, ku të ftuar kishte edhe personazhe të njohur të showbizz-it dhe kolegë të saj, si Alban Dudushi, Bieta Sulo, Vilma Masha, Jonida Aliçkolli, Ervin Kurti, Landi Hysi, Dojna Mema e të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar të postojnë momente nga ceremonia në rrjetet sociale.

Ne kemi siguruar disa foto e video nga ceremonia, ku shfaqet çifti i ri para kryebashkiakut Veliaj, i cili dhe po celebron martesën e moderatores. Ceremonia ishte mjaft e këndshme, ku nuk kanë munguar as batutat e të qeshurat…fundja, kjo nuk është për t’u çuditur duke njohur karakterin e Elonës. Kjo e fundit tashmë nuk do të mbajë më mbiemrin e saj, por të bashkëshortit të saj, Lorencit. Pra, tani mbajeni mend… Elona Goga!

Javën që lamë pas, Blitz.al mësoi se moderatorja e njohur ishte në pritje të ëmbël dhe se shumë shpejt do të organizonte edhe ceremoninë e martesës, por duket se dasma erdhi më shpejt se ç’pritej!

Ne të Blitz.al i urojmë Elonës dhe Lorencit jetë të lumtur! /Blitz.al/

Share