Blitz

 Breaking News

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, qeni i ish-presidentit Bush nuk largohet nga arkivoli

Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, qeni i ish-presidentit Bush nuk largohet nga arkivoli
December 03
17:17 2018

Kjo foto që po shihni po bën xhiron e rrjetit dhe ka prekur të madh e të vogël. Ky është Sully, qëni i cili ka shoqëruar ish-presidentin e SHBA, George H.W.Bush.

Ai shihet teksa rri shtrirë pranë arkivolit të ish-presidentit i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 94-vjeçare. Sully refuzoi të ngrihej dhe të largohet nga arkivoli e dukej se po i kryente të gjitha shërbimet e fundit.

Emri i është vënë nga ish-presidenti i cili kishte zgjedhur  emrin e pilotit të linjës ajrore Chesley B.  Kjo ka ardhur nga “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i famshëm për uljen e aeroplanit me pasagjerë në lumin Hudson ku u shpëtuan 155 pasagjerë në lumin Hudson dhe i gjithë ekuipazhi në vitin 2009.

Sully tashmë do të ketë si mision të ndihmojë veteran të tjerë dhe do të shkojë drejt Qëndrës Kombëtare Ushtarake Walter Reed. – ka shkruar ish-presidenti dhe djali i ish-presidentit të ndjerë, George  W.Bush në postimin e tij në Instagram.

“Familja jonë do t’ja ndjejë shumë mungesën këtij qeni por do të jemi më të lumtur kur të mendojmë se ai po gëzon shtëpinë më të re, Walter Reed.”

/Blitz.al/

Share