Blitz

 Breaking News

(Foto) Takimi i Armina Mevlanit me idhullin e saj, që na bën të kuptojmë nga është frymëzuar për stilin ndër vite…

(Foto) Takimi i Armina Mevlanit me idhullin e saj, që na bën të kuptojmë nga është frymëzuar për stilin ndër vite…
October 24
13:14 2018

Armina Mevlani është dalluar gjithmonë për stilin e saj të veçantë dhe lidhjen e fortë me veshjet “Vintage”. Por më në fund ajo na ka shpjeguar se nga ka ardhur ky frymëzim.

Ajo ka publikuar në Instastory disa foto të sajat ndër vite, ku tregon se është dashuruar me stilin e viteve ’40-’50 që kur ka qenë 18 vjeç. Më pas ka publikuar një foto të Dita Von Teese, e cila njihet si një ikonë bukurie. Dita Von Teese njihet si balerinë, modele, këngëtare e aktore në të gjithë botën.

Përbri fotos së ikonës, Armina ka shkruar se ajo është idhulli i saj, por jo më kot Armina ka ndarë me ndjekësit këto foto. Pas postimeve të njëpasnjëshme ajo na ka treguar se më në fund është takuar me idhullin e saj gjatë një performance në Zvicër.

“Dhe ja ku jemi! Unë dhe Diva!”- ka shkruar blogerja shqiptare. /Blitz.al/

 

Share