Blitz

 Breaking News

(Foto) Revoltohet aktori i njohur: “Në Sarandë të marrin për 10 ditë ato që fiton për një vit”

(Foto) Revoltohet aktori i njohur: “Në Sarandë të marrin për 10 ditë ato që fiton për një vit”
August 05
10:06 2017

 

Çdo ditë e më shumë po shohim reagime të pushuesve të ndryshëm që ankohen për çmimet dhe shërbimet në bregdet, sidomos në atë të jugut.

Së fundmi, është aktori i njohur i humorit në “Portokalli”, Marin Orhanasi, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj çmimeve dhe shërbimit në bregdet, konkretisht në Kalanë e Lëkurësit. Ai ka shpërndarë në Facebook një status ku shkruan: “Nga Kalaja e Lëkurësit mbrëmë. Ç’e do që pamja me çmimet nuk shkon fare!”.

Më pas, ai vazhdon: “Këta të huajt e kanë mirë. Një sallatë në lokal dhe bukë me vete në plazh…dhe ku? Në Sarandë. Bregdeti më i bukur që kemi. Njëherë dikush më tha këtu: Ne 2 muaj punojmë. Po, – i thashë, – kurse ne punojmë gjithë vitin që të na i marrësh ti për 10 ditë”.

Marini duhet ta konsiderojë veten me fat…ka të tjerë që harxhojnë sa fitojnë gjatë gjithë vitit për më pak se 10 ditë. /Blitz.al/

Share