Blitz

 Breaking News

(Foto) Për Halloween si… Ija! “Maskimi” i Bes Kallakut na bëri të gjithëve për të qeshur…

(Foto) Për Halloween si… Ija! “Maskimi” i Bes Kallakut na bëri të gjithëve për të qeshur…
October 30
14:18 2018

Festa e Halloween-it po afron dhe shumë prej personazheve shqiptarë kanë zgjedhur të maskohen si personazhe të njohur apo dhe si kartonat e filmave vizatimorë.

Ndryshe nga sa shohim nëpër rrjetet sociale apo personazhet ndërkombëtarë në mediat e huaja, zgjedhja e Bes Kallakut na ka bërë mjaft për të qeshur. Ai ka zgjedhur të maskohet si një gjyshe dhe ka postuar foto në Instagram.

“Për Hallauin të keqen nona” – shkruan Bes krah fotos.

Sigurisht që nuk mund të mos kuptohet se shamia që ka vendosur Besi është e gjyshes së tij Ijes, pasi shpeshherë atë e kemi parë me shami të tilla në kokë. Madje mund të themi se Besi i veshur si gjyshe ka ngjashmëri të madhe me Ijen e tij. /Blitz.al/

 

Share