Blitz

 Breaking News

(Foto) Njëri “çun mami”, tjetri “çun babi”. Mozzik & Getinjo zbulojnë “sekretin gjenetik” të familjes

(Foto) Njëri “çun mami”, tjetri “çun babi”. Mozzik & Getinjo zbulojnë “sekretin gjenetik” të familjes
August 04
10:01 2017

Dy nga djemtë më të dashur të momentit për sa i përket muzikës janë Mozzik dhe Getinjo. Dy vëllezërit në moshë të re, që preferuan të shfaqeshin në sytë e publikut si “bad boys” (djem të këqij), mesa duket kur bëhet fjalë për familjen ata, si të gjithë ne, ndryshojnë imazh.

Të dy teksa kanë lënë pak koncertet dhe angazhimet e verës kanë ndarë disa çaste me prindërit e tyre dhe me atë rast i kanë prezantuar për publikun nëpërmjet rrjeteve sociale.

Deri këtu asgjë nuk duket e jashtëzakonshme, por e veçanta ka qëndruar se Mozzik dhe Getinjo kanë zbuluar edhe nga një sekret të vogël nga familja e tyre. Getinjo është kopja e të atit dhe ka hedhur foton e tij në Instastory ku ka shkruar: “Vetëm për ty unë shkrihem”. Ndërsa Mozzik ka postuar një foto me të ëmën ku ka shkruar: “Vetë fjala dashuri është nëna”. Dhe duhet thënë se i ngjan shumë asaj.

***

Pra, në një mënyrë ose tjetër, reperat jo vetëm kanë treguar se kujt i ngjajnë më shumë nga pamja e jashtme por edhe të preferuarin e tyre nga të dy prindërit.

Ajo që mund të themi është se prindërit e Mozzik dhe Getinjos duhet të ndihen shumë krenarë për faktin që kaq të rinj fëmijët e tyre kanë arritur gjithë këtë sukses. /Blitz.al/

Share