Blitz

 Breaking News

(Foto) Na kishte munguar t’i shihnim bashkë! Dy shqiptarët më të dashur në Itali, sërish pranë njëri-tjetrit…

(Foto) Na kishte munguar t’i shihnim bashkë! Dy shqiptarët më të dashur në Itali, sërish pranë njëri-tjetrit…
July 19
11:22 2017

Kledi Kadiu është një nga balerinët më të suksesshëm shqiptarë, i cili prej vitesh jeton në Itali, ku ka vijuar karrierën e tij, duke u kthyer në një nga emrat më të njohur të kësaj fushe edhe në shtetin fqinj. Pas nuk mbetet as balerina e njohur Anbeta Toromani, e cila mund të quhet pa diskutim një nga balerinat më të talentuara dhe të suksesshme shqiptare.

Të dy, Kledi dhe Anbeta, tashmë kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme në Itali dhe janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin. Megjithatë, angazhimet e shumta kanë bërë që jeta e tyre të vazhdojë rutinën e ndoshta të mos takohen aq shpesh. Por ka qenë pikërisht baleti ai që i ka bërë bashkë dy figurat e njohura.

Në Itali është duke u zhvilluar edicioni i pestë i “World Dance Movement”, një event që bën bashkë artistët e rinj nga 25 vende të botës, të cilët shpërfaqin talentin e tyre në balet apo koreografi. Pjesë e këtij organizimi janë edhe dy balerinët shqiptarë. Vetë Kledi ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet i buzëqeshur krah Anbetës, e cila është tepër e hijshme dhe elegante si gjithmonë.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar, Kledi dhe Anbeta bëhen bashkë sërish jo vetëm si miq, por edhe si ty shqiptarë të suksesshëm, e për këtë të gjithë ndihemi krenarë. /Blitz.al/

Share