Blitz

 Breaking News

(Foto) Misioni i vështirë i Ermal Metës: si t’ua shpjegojë ndjekësve italianë shprehjen në gjuhën shqipe?

(Foto) Misioni i vështirë i Ermal Metës: si t’ua shpjegojë ndjekësve italianë shprehjen në gjuhën shqipe?
November 21
14:01 2018

Suksesi i Ermal Metës tashmë është i pakundërshtueshëm dhe ai është shndërruar në një prej këngëtarëve të preferuar të shqiptarëve dhe të italianëve. Ermali arriti të fitojë zemrën e publikut në një periudhë shumë të shkurtër, por tashmë ka një mision i cili duket të jetë më i vështirë nga sa dukej. Në profilin e tij në Instagram ka postuar një foto të tijën në një pozë “të çuditshme” dhe i ka bashkangjitur një shprehje në gjuhën shqipe, e cila thotë:

“Rri drejt dhe fol shtrembër”

Pas kësaj kanë qenë të shumta komentet nga fansat shqiptarë që e komplimentonin që kishte zgjedhur një shprehje në shqip, por nga ana tjetër fansat italianë të këngëtarit kanë shkruar se të gjithë po i drejtohen opsionit “google translate” për të marrë vesh se çfarë ka dashur të thotë këngëtari. Disa me shaka shprehen se tashmë Ermali ka një mision të veçantë e të vështirë, t’i mësojë fansave italianë gjuhën shqipe. A mendoni se do t’ja dalë? /Blitz.al/

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Rri shtrember dhe fol drejt. 😂

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic) on

Share