Blitz

 Breaking News

(Foto) Meshkujt e rinj në familjen e Capital T kanë një traditë të veçantë për t’u dukur tërheqës…

(Foto) Meshkujt e rinj në familjen e Capital T kanë një traditë të veçantë për t’u dukur tërheqës…
August 03
12:49 2017

Capital T është një ndër reperat më të suksesshëm në trevat shqiptare. Ndryshe nga profesioni të cilin ai e promovon shpeshherë, kur vjen puna te familja ai është shumë i rezervuar.

Të vetmin që njohim publikisht nga familja e Capital T është daja i tij, reperi i njohur 2po2. Megjithatë, ditën e djeshme Capitali na ka prezantuar edhe me meshkujt e tjerë të familjes, ose të paktën kështu i ka përshkruar në postimin e tij.

I rrethuar nga disa meshkuj të tjerë, mes tyre edhe 2po2,  vëmë re se çunat e familjes i karakterizon një detaj: mjekra.

Të gjithë të pranishmit, përveç njërit, mbajnë mjekër të gjatë. Nëse dikush prej jush ka pyetur veten ndonjëherë se përse Capital T nuk e ndryshon asnjëherë mjekrën apo ta heqë fare, tashmë e kuptuat se është një traditë në familje. Nuk është diçka e keqe në fakt, pasi kështu duken shumë simpatikë. /Blitz.al/

Share