Blitz

 Breaking News

(Foto) Martesa e vajzës së George W. Bush, një ceremoni private me vetëm 20 të ftuar

(Foto) Martesa e vajzës së George W. Bush, një ceremoni private me vetëm 20 të ftuar
October 08
19:54 2018

Barbara Bush, vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara Georgë W. Bush, u martua ditën e dielë në një ceremoni tepër private.

Ajo lidhi jetën me të fejuarin e saj, skenaristin Craig Coyne. Dasma kishte vetëm 20 të ftuar dhe u zhvillua në Maine, në kopshtin e pronave të familjes Bush, pranë oqeanit.

Ceremoninë e mbajti halla e saj, Dorothy Bush Koch. Ndërkohë në veshjen e nuses, kishte dhe një detaj të veçantë të trashëguar nga gjyshja e saj.

“Është shumë e këndshme. Ajo që kam trashëguar është ky byzylyk që gjyshi im i ka dhënë gjyshes në përvjetorin e tyre të 70-të”- u shpreh Barbara për revistën PEOPLE.

Çifti është njohur nëntorin e kaluar, kur nga miqtë e përbashkët u organizua një takim “blind date” për ta. U lidhën një muaj më vonë, dhe përpara martesës kanë qëndruar vetëm 5 javë të fejuar.

Ata kanë pasur shumicën e kohës një lidhje në distancë, por tashmë bashkëshorti i saj është zhvendosur nga Los Angeles në Manhattan për të jetuar me të. /Blitz.al/

Share