Blitz

 Breaking News

(Foto) Ky është dedikimi më i çuditshëm që balerini mund t’i bënte këngëtares së njohur shqiptare

(Foto) Ky është dedikimi më i çuditshëm që balerini mund t’i bënte këngëtares së njohur shqiptare
August 07
18:05 2017

 

 

Në një ambient pune është e kuptueshme që kolegët të kthehen në miq mjaft të mirë, madje përveç kësaj, të bëhen miq aq të ngushtë sa të dinë çdo gjë për njëri-tjetrin.

Një shembull i tillë miqësie është ai i këngëtares së njohur Ronela Hajati dhe balerinëve Kris Dalipi dhe Jurgen Bala, të cilët i shohim shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Dikur ata i shihnim bashkë edhe në skenë e në klipe si “Mala Gata”, “Marre” apo në performancat e këngëtares, por sot puna ua ka dashur të udhëtojnë në vende të ndryshe. Por kush tha që distancat ndikojnë për keq në një shoqëri?

Krisi ka postuar ditën e sotme një foto në Instagram ku shkruhet: “Ju do të jeni gjithnjë miqtë e mi të ngushtë…tashmë dini shumë për mua” dhe ka përmendur në këtë foto Ronelën dhe Jurgenin.

Si ky dedikim nuk kishim parë ndonjëherë… nuk e dimë është për mirë apo për keq? Gjithsesi, urojmë që miqësia e të treve të zgjasë sa më shumë! /Blitz.al/

Share