Blitz

 Breaking News

(Foto) Dy meshkuj nën këmbët e Olta Gixharit…

(Foto) Dy meshkuj nën këmbët e Olta Gixharit…
August 09
08:47 2017

Olta Gixhari është një ndër aktoret më të pëlqyera të publikut shqiptar jo vetëm për aftësinë e saj në aktrim, por gjithashtu si një nga vajzat më të bukura dhe seksi shqiptare.

Ditën e djeshme, Olta ka publikuar një foto në Instastory ku na tregon se si është duke e kaluar mbrëmjen. Duke e parë kuptojmë se kjo është fiks një mbrëmje artistike për shpirtin melankolik të një artisteje si Olta.

Aktorja shfaqet në një dhomë rrethuar nga librat dhe përballë saj janë ulur dy djem, të cilët janë duke i rënë kitarave. Në foto shihen shumë pak këmbët e aktores, e cila duket se po e shijon shumë atmosferën e krijuar aty.

Ndërkohë që të gjithë pushojnë në plazh dhe frekuentojnë jetën e natës, Olta ka zgjedhur t’i kalojë mbrëmjet kështu, me muzikë, libra dhe në shoqërinë e dy meshkujve kitaristë./Blitz.al/

 

Share