Blitz

 Breaking News

(Foto) “Dy dele mes shumë ujqërve!” – Flaka Krelani tregon arsyen pse vajzat e gratë ngurrojnë të shkojnë në stadium

(Foto) “Dy dele mes shumë ujqërve!” – Flaka Krelani tregon arsyen pse vajzat e gratë ngurrojnë të shkojnë në stadium
October 08
14:08 2018

Flaka Krelani është një ndër këngëtaret e cila njihet për stilin e saj të veçantë dhe natyrën pa komplekse. Jemi mësuar prej saj me postimet e këngëve apo të fotove në rrjetet sociale rreth karrierës së saj, por këtë herë ka dashur të ndajë me ndjekësit një tjetër eksperiencë.

Në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka treguar se ka qenë e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri” për të ndjekur ndeshjen e futbollit Prishtina-Llapi, e cila ka përfunduar në favor të kryeqytetasve. Ajo duket së bashku me motrën e saj Qeqan dhe të dyja janë ndjekëse të rregullta të futbollit, sepse babai i tyre i ndjerë Fatlik Krelani ka qenë një futbollist i njohur.

Por nuk është ky thelbi i postimit pasi Flaka ka treguar se si është ngacmuar nga meshkujt e pranishëm aty, me shprehjen:

“Dy dele mes shumë ujqërve”.

Këngëtarja flet për një nivel të ulët dhe shprehet se janë pikërisht këto situata dhe ngacmime që i pengojnë vajzat dhe gratë të jenë pjesë e tribunave nëpër stadiume.

Në fakt ky është një fenomen që ekziston ende në shoqërinë shqiptare, edhe pse kohët e fundit numri i tyre po rritet çdo ditë e më shumë. Ashtu si meshkujt, edhe femrat kanë skuadrën e tyre të zemrës për të cilën shprehin dëshirën e madhe për ta mbështetur, kështu që shpresojmë që situata të përmirësohet sa më shpejt e të ngjasojë me atë të vendeve të ndryshme të zhvilluara të botës.

Postimi i plotë e Flakës:

/Blitz.al/

Share