Blitz

 Breaking News

Florjan Binaj ka “një mesazh” për Stresin dhe Noizy-n

Florjan Binaj ka “një mesazh” për Stresin dhe Noizy-n
January 09
17:39 2017

Noizy dhe Stresi kanë qenë gjithmonë të njohur për rivalitetin e tyre.

Së fundmi Stresi ka qenë shkak debati pas postimit të disa videove me armë. Por sigurisht kur përmendet Stresi, Noizy nuk mund të lihet prapa. Në media kanë qarkulluar lajme të ndryshme për bëmat e dy reperëve.

Por lakimi i emrit të tyre kudo duket se ka lodhur  shumë njerëz, madje  edhe aktorin Florjan Binaj.

Flori ka postuar foton e një gjetheje në Instagram ku bashkangjitur shkruan: “Antistres dhe antinoyz. Nuk ka si gjelbërimi në shtëpi”.

Në fakt, ky duket edhe si një mesazh i fshehur që aktori u jep reperëve, me pak fjalë: “Çuna, duhet të bëni paqe!”./Blitz.al/

flor

Share