Flori dhe Bleona prej kohësh bashkë, ja detaji që i tradhtoi
Vetëm pak më parë, producenti Flori Mumajesi ka postuar në Instagram një video mjaft “funny”. Bëhet fjalë pikërisht për videon e një qeni dhe një maceje teksa janë duke fjetur në të njëjtin vend. Ndërkohë që qeni gërhet, macja shqetësohet nga kjo gjë.
Deri këtu është një postim mjaft për të qeshur, por ato që na konfuzuan janë pikërisht komentet e Bleona Qerretit dhe të Florit me njëri-tjetrin.
Bleona ka shkruar: “Ti dhe unë”, ndërkohë që Flori ia kthen: “Na i çove dëm kaq vite fshehtësi”. E sigurisht që këngëtarja nuk vonon për t’i kërkuar dasmën producentit në një tjetër koment.
Gjithashtu ata përdorin hashtag-un “ala”, që vetëm ata të dy mund të na e shpjegojnë se çfarë do të thotë. Pra, mesa duket, mes Florit dhe Bleonës paska diçka që nuk e kemi ditur ose kjo thjesht është një shaka e tyre./Blitz.al/