Blitz

 Breaking News

Flet Hygerta Sako: Kjo është arsyeja që nuk dua të martohem sërish

Flet Hygerta Sako: Kjo është arsyeja që nuk dua të martohem sërish
November 27
12:55 2018

Hygerta Sako është një nga moderatoret sportive më të njohura në vend. Ajo në një intervistë për “Tema Tv” ka folur për jetën e saj personale dhe ka rrëfyer se e ka dëshirën e madhe të ketë një fëmijë të dytë.

Hygerta u shpreh se arsyeja kryesore që do të dontë një tjetër fëmijë është dëshira e madhe e vajzës së saj Ana për të pasur një motër ose vëlla pasi ajo i do shume fëmijët e vegjël dhe kjo është një mungesë në jetën e saj.

Por përsa i përket një martese të dytë moderatorja u tregua e sinqertë dhe u shpreh se:

“Te martesa e dytë nuk besoj. Kjo mund të jetë çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme. Ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë.” – përfundoi ajo.

Sigurisht që Hygerta e mendon faktin se të qënurit pa një person në krah dhe vetëm nuk është gjë e bukur dhe sigurisht një person i ri do të ishte diçka positive për të.

/Blitz.al/

 

Share