Blitz

 Breaking News

Fjolla Morina përlotet “Live” në emision, rrëfen historinë e dhimbshme që ka përjetuar

Fjolla Morina përlotet “Live” në emision, rrëfen historinë e dhimbshme që ka përjetuar
October 20
20:11 2018

Ajo është një prej këngëtareve që gjithmmone eksperimenton dhe guxon në projektet e saja. Fjolla Morina tashmë është nëna e dy vajzave dhe gjithmonë na ka treguar se familja është një prej gjërave më të rëndësishme në jetën e saj.

Sot në një intervistë për “Prive” këngëtarja ka bërë një rrëfim mjaft të dhimbshëm i cili ka bërë që ajo të përlotet. Ajo ka folur për vajzat e saj dhe nënën e për herë të parë ka treguar se në periudhën që nuk ka nxjerrë projekte ka qënë në mbështetje të nënës së saj e cila vuante nga kanceri.

“E para vjen familja ime, pastaj vij unë. Mamin e cmoj shumë, ka sakrifikuar shumë të na rriste mua dhe motrat e vëllain, pasi babai ka vdekur kur unë isha 12 vjec. Ajo është pika ime e dobët dhe në periudhën që s’kam nxjerrë projekte kam qënë në një situatë të keqe. Mami ka qënë e sëmurë, u dignostikua me qeliza kancerogjene, por për fat të mirë po përballet mirë me terapinë. Shpresoj që do të bëhet mire”- përfundoi Fjolla e përlotur.

Ajo ka treguar se vajzat e saj janë të shenjta për ta dhe asnjëherë nuk do t’i linte ato pasvdore për muzikën. /Blitz.al/

Share