Blitz

 Breaking News

Fjolla Morina “arratiset” nga i ftohti

Fjolla Morina “arratiset” nga i ftohti
January 12
15:16 2017

Siç e dimë, temperaturat e ftohta kanë përfshirë të gjithë territorin tonë dhe të gjithë përpiqemi të gjejmë ambientet e ngrohta për të kaluar kohën.

Këtë gjë ka bërë edhe këngëtarja kosovare, Fjolla Morina, e cila ka zgjedhur të largohet nga Kosova e mbuluar nga bora dhe të udhëtojë drejt një vendi bregdetar, siç janë Maldivet.

Ajo ka postuar pak më parë disa foto në InstaStory, ku në njërën prej tyre shfaqet bashkë me të ëmën dhe vajzën, ndërsa në tjetrën shfaq pamje nga vendi ishullor.

Të themi të drejtën, kush nuk do të donte të kalonte disa ditë në Maldive tashmë që Shqipëria e Kosova janë mbërthyer nga acari! /Blitz.al/

 

IMG_20170112_150653_840 (1) IMG_20170112_150708_922

Share