Blitz

 Breaking News

Fjalët prekëse të këngëtares shqiptare: “Prej 12 vitesh, një vend në sofrën time ka mbetur bosh…”

Fjalët prekëse të këngëtares shqiptare: “Prej 12 vitesh, një vend në sofrën time ka mbetur bosh…”
July 17
07:35 2017

Morena Taraku është një nga vajzat më seksi të showbiz-it shqiptar, që njihet për format e saj fizike. Ish-miss-in e kemi parë si modele apo si këngëtare, por krahas profesionit edhe si një vajzë e përkushtuar që kalon shumë kohë me familjen e saj.

Morena poston shpesh në rrjete sociale foto me babanë, me të cilin është shumë e lidhur shpirtërisht, ama nuk e fsheh asnjëherë mallin që ndjen për nënën e saj, e cila është ndarë nga jeta vite më parë.

Krahas fotove ku ajo shfaqet e lumtur, Morena ka edhe postime në të cilat shpreh me fjalë dhimbjen për humbjen e nënës e që, sado vite kanë kaluar, mbetet një plagë e pashërueshme.

Mbrëmjen e kaluar, bukuroshja ka postuar në Instastory një foto ku shfaqej duke ngrënë darkë me të vëllanë. Në familjen e tyre duket se gjithnjë është prezente një karrige bosh, një pjatë e pambushur, që tregon mungesën fizike të personit më të rëndësishëm për ta, nënës.

“Më mungon nëna ime, që prej 12 vitesh si sot”,- shkruan Morena në foto.

Humbja e një njeriu të shtrenjtë është gjithnjë e dhimbshme. Sado vite që të kalojnë, figura e nënës mbetet thjesht e pazëvendësueshme. /Blitz.al/

 

Share