Blitz

 Breaking News

Filmat e Disney-t që festojnë 15-vjetorin e tyre

Filmat e Disney-t që festojnë 15-vjetorin e tyre
January 09
15:54 2017

Kthehuni pas në kohë dhe kujtoni filmat që keni parë dikur, në adoleshencën tuaj.

Disa prej filmave të adoleshencës tuaj festojnë 15-vjetorin e tyre dhe mund të themi se janë disa prej filmave më të bukur, të cilët vazhdojnë të shihen ende sot. Filmat e Disney-t do të jenë të paharrueshëm për të gjithë fansat e tyre. Më postë do të gjeni listën e filmave të 2002-shin, që dikur i shihnit me shumë dashuri:

Double Teamed – 18 janar 2002

Ky film është bazuar në historinë e dy binjakeve, të cilat janë dy sportiste të talentuara dhe  kërkojnë të gjejnë një bursë për kolegj. Aktoret kryesore janë Poppi Monroe dhe Annie McWlwain.

1

Kadetja Kelly – 8 mars 2002

Energjikja Kelly (Hilary Duff)  duhet të bëjë shkollën e ushtrisë , të cilën nuk e ka aspak qejf.

2

Tru Confessions – 5 prill 2002

Është filmi me historinë më të trishtuar bazuar në romanin YA. Trajtohet jeta e një adoleshenteje, e cila jeton me një vëlla binjak me aftësi të kufizuara.

3

Get a clue – 28 qershor 2002

Ky film policor është luajtur nga Lindsay Lohan.

Tregon historinë e zhdukjes së mësuesit në mënyrë misterioze dhe disa adoleshentë dëshirojnë ta ndihmojnë atë.

4

Gotta Kisk it up – 26 korrik 2002

Një ekip nxitëse tifozësh nuk përshtaten me trajnerin e ri dhe i gjithë filmi tregon aventurat dhe përpjekjet e adoleshentëve.

5

A ring of endless light – 23 gusht 2002

Sam Winchester përpiqet të mbrojë delfinët që të mos kapen nga rrjetat e peshkatarëve.

6

The scream team – 11 tetor 2002

Ian dhe Claire janë duke luftuar kundër një të keqeje që keqtrajton banorët e qytetit./Blitz.al/

7

Share