Blitz

 Breaking News

Fifi u rikthye në “Shiko Kush Luan”, por çfarë ndodhi me Marsela Çibukaj

Fifi u rikthye në “Shiko Kush Luan”, por çfarë ndodhi me Marsela Çibukaj
October 13
20:48 2018

Tashmë prej 3 javësh ka nisur edhe spektakli “Shiko Kush Luan” . Dy puntatat e para orkestrën e shoqëronte këngëtarja Marsela Çibukaj, ndryshe nga sezoni i kaluar ku ishte këngëtarja Fifi.

Largimi i saj bëri bujë në mëdia pasi u tha se ajo ishte konfliktuar me autoren dhe moderatoren e spektaklit Luana Vjollca. Por sonte kemi parë që Fifi është rikthyer për një tjetër sezon duke hedhur poshtë pretendimet. Luana ka zbuluar se Marsela Çibukaj ka udhëtuar drejt Amerikës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një largim mujor apo këngëtarja ka vendosur të nis atje një jetë të re . Gjithsesi tashmë e vërteta u zbulua.

/Blitz.al/

 

Share