Blitz

 Breaking News

Fifi shpreh një dëshirë që na preku të gjithëve: “Të bëhem me fëmijë, para se prindërit të ndahen nga jeta…”

Fifi shpreh një dëshirë që na preku të gjithëve: “Të bëhem me fëmijë, para se prindërit të ndahen nga jeta…”
November 04
10:50 2018

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur Fifi është bërë pjesë e lojrave në “Shiko kush luan”, me Luana Vjollcën.

Në rubrikën “Shiko kush përgjigjet” Fifi është vendosur përballë Anxhela Peristerit dhe është pyetur se cilët do të ishin tre dëshirat e saj nëse do të kishte llampën e Aladinit.

“E para të gjej burrin e ëndrrave, e dyta të këndoj në skena botërore dhe e treta të mos vdesin prindërit pa bërë unë fëmijë”- ka thënë këngëtarja.

Dëshira e tretë ka prekur edhe vetë Fifin, e cila është shprehur se është një dëshirë e trishtë por shumë e madhe ama./Blitz.al/

Share