Blitz

 Breaking News

Festë dhe shumë dashuri për 1-mujorin e Zërit! Gjiko dhe Elita ndajnë fotot nga dreka në qytetin e Pejës…

Festë dhe shumë dashuri për 1-mujorin e Zërit! Gjiko dhe Elita ndajnë fotot nga dreka në qytetin e Pejës…
March 25
12:36 2019

Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër për herë të parë më 20 shkurt të këtij viti, kur në jetë erdhi djali i tyre Zëri. Çifti ka realizuar një festë të madhe në ditën kur vogëlushi mbushte plot 1 muaj.

“Prive” ka zbuluar se festa është organizuar në qytetin e Pejës dhe të pranishëm kanë qenë familjarë të çiftit, por jo vetëm. Këto të fundit kanë publikuar foto dhe video nga dreka.

Elita duket mjaft bukur e veshur me një fustan me ngjyra të ndezura dhe sigurisht ai që tërheq vëmendjen është pikërisht Zëri, të cilin mami e ka veshur si një djalë serioz, duke i vendosur edhe një kapele. Me aq sa duket nga foto, kjo drekë është regjistruar edhe me kamera që t’i mbetet Zërit një kujtim i bukur.

Për më shumë shihni fotot:

/Blitz.al/

 

 

 

Share