Blitz

 Breaking News

Ferri dhe parajsa e 50 Cent! Nga 36 milionë $ borxhe te blerja e luksit të “Rolls Royce”

Ferri dhe parajsa e 50 Cent! Nga 36 milionë $ borxhe te blerja e luksit të “Rolls Royce”
August 09
19:00 2017

Ai shpalli falimentin në vitin 2015 pasi humbi një çështje të gjatë gjyqësore 2-vjeçare.

Por duket se në muajin shkurt arriti të zgjidhë të gjitha problemet financiare pasi pagoi 22 milionë dollarët e fundit nga 36 milionë dollarë borxhe që kishte në fillim.

Tani që ekonomia personale është rikthyer në shina, reperi me famë botërore, 50 Cent ka reklamuar në rrugët e Nju Jorkut blerjen e tij më të re, automjetin luksoz “Rolls Royce”.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, automjeti i sapoblerë nga reperi është një “Rolls-Royce Phantom Drophead Coupe”, me një vlerë 588 mijë dollarë.

I njohur për këngët “Candy Shop” dhe “That Ain’t Gangsta”, 50 Cent prej disa kohësh nuk është më ai i pari në tregun e muzikës, por me këtë përmirësim financash mund të kemi të reja.  /Blitz.al/

Share