Blitz

 Breaking News

Fero në një lidhje dashurie, zbulohet partnerja e tij

Fero në një lidhje dashurie, zbulohet partnerja e tij
October 26
09:05 2018

Reperi i njohur Fero gjithmonë ka qenë i rezervuar përsa i përket jetës së tij personale. Edhe pse në videoklipe ai shihej në shoqërinë e femrave të ndryshme duket se dikush i ka rrëmbyer zemrën reperit.

Sipas Gazeta Express Fero është në një lidhje dashurie me modelen nga Kosova Arbenita Ismajli, e cila jeton në Londër.

Duke parë edhe komentet në Instagram nuk mund të mos viheshin re ato që shkëmbenin me njëri tjetrin. Veç zemrave dhe emoji-ve të tjerë që çojnë, në një foto që Arbenita kishte shkruajtur “E bërë nga ai”, reperi e pyet se nga kush. Duke ngjallur dyshimet se pas telefonit fshihet pikërisht Fero.

Deri më tani asgjë nuk është e sigurt, gjithësesi kjo mbetet për tu parë…/Blitz.al/

Share