Blitz

 Breaking News

Fati i keq ndjek Era Istrefin në Brezovicë

Fati i keq ndjek Era Istrefin në Brezovicë
January 09
15:02 2017

Këto ditë të ftohta kemi parë që Era Istrefi ka udhëtuar drejt Brezovicës, destinacioni i preferuar i shumë qytetarëve gjatë stinës së dimrit. Këtë e ka treguar me shumë postime në rrjetet sociale si Instagram dhe SnapChat.

Po në këtë vend, Era ka xhiruar videoklipin e “Bon Bon”, që u kthye në videon më të klikuar shqiptare në Youtube. Epo duket se Brezovica nuk i sjell vetëm të mira këngëtares shqiptare.

Ajo ka treguar me një postim në Instagram para pak minutash këmbën e futur në allçi dhe të lidhur me fashë. “Kujdesuni me gjithë këtë borë dhe akull”, – shkruan këngëtarja e “13”.

Amerikanët kanë një shprehje: “Thefsh këmbën” kur duan t’i urojnë dikujt fat. Besojmë se kjo nënkupton që ky vit do të jetë i mbarë për Erën dhe projektet që ka premtuar të sjellë në 2017-n. /Blitz.al/

Be careful of all that snow ❄️ & ice ? guys❕❕

A photo posted by Era Istrefi (@strefie) on

Share