Blitz

 Breaking News

“Faleminderit shoku për shpirtin tënd modest dhe mirënjohës”- Ajola Xoxa falenderon Noizyn për “Parkun e Lojërave”

“Faleminderit shoku për shpirtin tënd modest dhe mirënjohës”- Ajola Xoxa falenderon Noizyn për “Parkun e Lojërave”
September 30
16:22 2018

Projekti i fundit i Noizy-t në bashkëpunim me Ghali-n “Parku i lojërve” përveç muzikës së veçante kishte një videoklip tepër interesant. Si një film i shkurtër videoja paraqet çdo kuptim të mundëshëm që një park lojërash mund të ketë në mëndjen e njeriut dhe për këtë përgjegjëse është Ajola Xoxa. Regjizore dhe stiliste e setit ku është xhiruar klipi, ajo ka bashkëpunar me reperët për të sjellë një produkt vërtetë cilësor por mesa duket bashkëshortja e kryetarit të bashkisë është treguar modeste dhe ka dashur ta ndajë punën e mirë dhe me ekipin me të cilin ka punuar për këtë projekt, vecanërisht me autorin e këngës. Në një postim në Instagram ajo shkruan se “I jam pafund mirënjohëse Noizy-t dhe Ghali-t për besimin e tyre në krijimin dhe drejtimin e kësaj video. Noizy vërtetë është së jashtmi ai reperi cool dhe rebel , por po aq sa është një njeri i jashtëzakonshit serioz në punë, gjithmonë i përpiktë në orar, vlerësues dhe mirënjohës absolutisht me të gjithë stafin që punoi 3 ditë për këtë video , pafund i dashur me fëmijët që kishim në set , asnjëherë nervoz, asnjëherë kritikues, por gjithmonë motivues për ne të gjithë, vlerësues për punën e secilit dhe i angazhuar në cdo moment të japë dhe më tepër nga cfarë i kërkohet , plot mbështetje dhe mbi të gjitha plot mirënjohje nga fillimi deri në fund. Faleminderit shoku për shpirtin tënd modest, mirënjohës dhe të paqtë”

Në këtë postim ajo ka falenderuar dhe bashkëpuntorët e tjerë që kanë ndihmuar në realizimin e videos. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ajola bashkëpunon me Noizyn në një projekt, ajo ka realizuar dhe regjinë e videklipit “Drejt suksesit”, një bashkëpunim i reperit me këngëtarin Alban Skënderaj. /Blitz.al/

Share