Blitz

 Breaking News

Është viti i rikthimeve: Spice Girls gati për turneun e ri muzikor

Është viti i rikthimeve: Spice Girls gati për turneun e ri muzikor
September 27
17:51 2018

Grupi më i famshëm i vajzave në vitet 90 është gati për një rikthim në tregun muzikor. Ribashkimi i tyre flitet prej kohësh por njëra nga pjestaret e cila ka qenë më direkte kur është pyetur për këtë temë është Mel B. E ftuar në emisionin e James Corden ajo ka pranuar se vazat kanë në plan jo vetëm të bëjnë muzikë të re por dhe të shkojnë në një tur muzikor.

Gjithçka duket perfekte deri këtu vetëm se ka një problem të vogël me “kryetaren” e grupit Victoria Beckham. Posh-i nuk është shprehur entuziaste kur është pyetur për këtë temë edhe pse e xhiruar në një video gjatë Javës së Modës në Londër Viktoria dukej shumë e lumtur duke kërcyer me një nga këngët e Spice Girls. Një tjetër detaj i kapur nga fansat e grupit është gjatë një postimi në Snapchat të Mel B, ku vajzat janë mbledhur të gjitha gjatë një telefonate në FaceTime por Victoria mungon.

 

View this post on Instagram

 

Nothing like a spice girls face time #friendshipneverends #girlpower #chitchat 🤣😍😘 yipppeeee

A post shared by Scary Spice Mel b (@officialmelb) on

Gjithsesi duke pasur parasysh miqësinë dhe afrimitetin që vajzat e kanë ruajtur përgjatë viteve të shkëputjes, Mel B, Mel C, Emma dhe Geri nuk do ta kenë të vështirë t’ja mbushin mendjen bashkëshortëes të David Beckham që ti bashkohet formacionit muzikor. Ndërsa për ne mjafton të nxjerrin vetëm një këngë që të jetë aq e mirë sa Viva Forever dhe do jemi shumë të kënaqur me këtë ribashkim. /Blitz.al/

Share