Blitz

 Breaking News

Ermali publikon foto me të bijën dhe ne thjesht na mbetet të komplimentojmë bishtalecin e Sias

Ermali publikon foto me të bijën dhe ne thjesht na mbetet të komplimentojmë bishtalecin e Sias
October 08
16:18 2018

 

5 muaj më parë Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi u bënë prindër për herë të dytë. Joeli, djali i tyre 5-vjeçar tashmë ka edhe një motër të quajtur Sia.

Ndryshe nga djali, të cilin Ermali dhe Ami na e kanë prezantuar që në muajt e parë të lindjes, me Sian dy prindërit kanë vendosur që ta mbajnë sa më larg mediave duke zgjedhur kështu të publikojnë sa më pak foto të saj dhe të mos ia zbulojnë fytyrën.

Nëse Joeli ishte gëzimi i parë i familjes, Sia është e ëmbla e shtëpisë. Ditën e djeshme moderator i “Xing me Ermalin” ka publikuar një foto gjatë kohës që ka qenë në shtëpi. Më shumë se për të treguar për kohën që kalon me familjen, Ermali ka dashur të na tregojë në një farë mënyre se vogëlushja e tij tashmë është rritur sa ti mbajë flokët bishtalec.

Sia erdhi në jetë 5 muaj më parë, në muajin maj duke u bërë kështu vajza e parë e çiftit Toska-Mamaqi./Blitz.al/

Share