Blitz

 Breaking News

Eranda Libohova flet për marrëdhënien e saj me motrën: “Për jetën time private i tregoj më shumë shoqes sime sesa Irmës, sepse…”

Eranda Libohova flet për marrëdhënien e saj me motrën: “Për jetën time private i tregoj më shumë shoqes sime sesa Irmës, sepse…”
December 03
11:15 2018

Këngëtarja e njohur Eranda Libohova ka qenë e ftuar në emisionin “Silouette” të Gerta Gixharit. Siç të gjithë e dimë, përgjatë gjithë këtyre viteve karrierë ajo ka qenë shumë e rezervuar për jetën private, ama këtë herë ka vendosur të flasë paksa për të dhe të tregojë më tepër për marrëdhënien me motrën e saj, Irmën.

Përsa i përket dashurisë, Eranda ka treguar se është plagosur një herë të vetme, pasi personi i saj i zemrës ka ikur në Amerikë. Gjatë kësaj kohe këngëtarja ka treguar se qante teksa dëgjonte Toni Braxton.

Por më tej ajo ka treguar për marrëdhënien me motrën e saj Irmën, ku është shpehur se nuk janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ndoshta për këtë ndikon edhe diferenca e moshës.

“Me shoqen time konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me motrën kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik, duan të të shohin të përsosur, ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bërë mua të jem më e tërhequr”. – ka thënë ajo./Blitz.al/

 

Share