Blitz

 Breaking News

Era Istrefin dhe Rihanna-n i tërheq e kuqja: gjurmët për një miqësi mes tyre ja ku janë

Era Istrefin dhe Rihanna-n i tërheq e kuqja: gjurmët për një miqësi mes tyre ja ku janë
July 25
14:52 2017

Po bëjnë namin në rrjet fotot e Rihanna-n e veshur me një fustan të madh të kuq ku në fakt duket një diva e vërtetë. E ndërkohë që mediat e huaja vazhdojnë hedhin dyshime mbi një shtatzëni të mundshme të saj, ne po fokusohemi pak te Rihanna dhe marrëdhënia e saj me yllin tonë të popit, Era Istrefin.

Këngëtarja shqiptare ishte e para që futi shumë në trend ngjyrën e kuqe këtë vit me hitin e saj “Redrum”, ndërkohë që pas saj edhe shumë personazhe të tjera nisën të përdornin të kuqen si një ngjyrë të preferuar kombinimi.

Por siç e kuqja tërheq demin, ashtu mesa duket tërheq edhe Era Istrefin e cila nuk ka mundur të mos komentojë në një foto të Rihannas. “Riiiiihhh” – ka shkruar Era teksa ka bashkangjitur edhe emoji me thikë dhe zemër duke nënkuptuar se i ka pëlqyer vërtet shumë fustani i Rihanna-s.

Mos të harrojmë se fillimisht shumë të huaj e ngatërruan zërin e këngëtares tonë me atë të Rihanna-s dhe tashmë që edhe Era është pjesë e tregut ndërkombëtar s’është për t’u habitur që ka të tilla konfidenca edhe me një superyll si Rihanna. /Blitz

Share