Blitz

 Breaking News

Era Istrefi sapo fitoi çmimin e saj të parë të madh ndërkombëtar!

Era Istrefi sapo fitoi çmimin e saj të parë të madh ndërkombëtar!
January 12
22:21 2017

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka fituar çmimin e saj të parë të madh ndërkombëtar për tejkalimin e kufijve të muzikës në Europë.

Çmimi është dhënë nga EBBA Awards, dhe në garë për të kanë qenë 10 këngëtarë nga disa shtete të ndryshme.

Meqënëse Era nuk ka mundur të shkojë në ceremoninë e dhënies së çmimeve, për shkak të aksidentit të pësuar me këmbën e saj, çmimin e ka tërhequr menaxheri i një kompanie të madhe diskografike të Beverly Hills, që sot i dërgoi edhe një buqetë të madhe me lule këngëtares.

Nga ana e saj Era e përshëndeti këtë vlerësim me një foto dhe mesazh në Instagram.

“Shumë faleminderit për dhënien e çmimit për tejkalimin e kufijve europianë.

Më lumturuat ditën. Faleminderit David Bradlay dhe Ebba Awards për vlerësimin, nga zemra”- shkruan Era në llogarinë e saj të Instagramit.

Ky çmim ishte fituar më parë edhe nga këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. /Blitz.al/

Share