Blitz

 Breaking News

Eni Çobani sapo na tregoi frikën e saj më të madhe dhe se çfarë do të bënte nëse nuk do të ishte juriste

Eni Çobani sapo na tregoi frikën e saj më të madhe dhe se çfarë do të bënte nëse nuk do të ishte juriste
October 08
17:09 2018

Pasditen e sotme, e ftuara e Rudinës ishte juristja Eni Çobani. Ajo foli për jetën e saj, të cilën e njohim disi, pasi karriera e saj është shumë e gjatë dhe e suksesshme.

Por ato që na bënë përshtypje ishin dy përgjigje shumë të shkurtra, por interesante.

E pyetur se çfarë do të bëntë nëse nuk do të ushtronte profesionin që ka, ajo tha se do donte të ishte mjeke,por jo kirurge. Eni nuk i duron dot prerjet e çarjet, por mjeke zemra do të ishte ndoshta profesioni i duhur.

Ndërkohë ajo foli dhe për fobinë e saj:

“Kam frikë të mbetem vetëm. Fobia ime është vetmia.”

Si një personazh që ka ndihmuar shumë njerëz në jetën e saj dhe që rrezaton vetëm pozitivitet, ne mendojmë se ajo nuk do të mbetet kurrë vetëm, pasi njerëzit gjithnjë do e duan dhe do i qëndrojnë pranë. /Blitz.al/

Share