Ndiheni të lodhur? Ja çfarë i mungon trupit tuaj!A e dinit se mungesa e magnezit mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin tuaj. Si mund ta kuptoni se trupi juaj ka nevojë për magnez? Ja disa nga simptomat :...
ISHSH kërkon mbylljen e RTV OraInspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Një ditë pas gjobitjes me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar...
LAJM I MADH për shqiptarët: Në 18 Maj do të hapen lokalet!Në daljen e sotme për publikun në përditësimin e masave, ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim. Ajo tha se...
Endri Prifti i rikthehet rrjeteve sociale dhe këtë e bën me një mesazh të fortë.
Pas një periudhe kohore larg ndjekësve të tij të Facebook apo Instagram, këngëtari shfaqet sërish, duke postar një foto të shoqëruar me një shkrim të gjatë në profilin e tij.
Është mesazhi i disatë i këtij lloji i shkruar nga Endri, ku ai reflekton rreth realitetit të vështirë në vend, fenomeneve të ndryshme negative si problemet e rritjes së fëmijëve, droga, prostitucioni etj.
“Më lodh shumë fakti, realiteti i hidhur, më lodh shumë intriga, pabesia, fshehtësia, tradhtia… Gjithçka ndodh është një lloj filmi pa kuptim.” – shkruan më tej ai, duke rrëfyer se nuk ka kaluar një periudhë të mirë të jetës.
Por, ajo që vlen më shumë të përmendet në shkrimin e postuar, është pjesa ku ai shprehet se do të nisë një kapitull të ri të jetës.
“Gjithçka kam bërë deri tani ishte një kapitull. Kapitulli i dytë do të ketë si projekt kryesor muzikën, këngët tona, albumet dhe të gjej dashurinë time të vërtetë. Unë nuk do të them ndonjëherë sa vjet do bëhem, do festoj vetëm sikur do mbetem 40 vjeç. Zemra ime do rrahë shumë shumë vite, sa shqiponja!”
Ende nuk e dimë se çfarë e ka shtyrë realisht Endrin të thotë këto fjalë e të nisë një ‘rrugë të re’, ama ai duket i bindur të gjejë dashurinë e vërtetë pas disa ndarjve, e t’i përkushtohet muzikës, gjënë që di të bëjë më mirë!