Blitz

 Breaking News

Enca tregon se nuk ka fat në dashuri, por ka një shpjegim për këtë

Enca tregon se nuk ka fat në dashuri, por ka një shpjegim për këtë
January 12
14:07 2017

Teksa të gjithë bënin foto të borës, Enca ka zgjedhur një tjetër mënyrë argëtimi.

Në mesnatë ajo ka qenë duke luajtur lojën “Murlan” me letra dhe ka postuar një foto në Snapchat. Duket se këngëtarja paska shumë fat në letra, pasi tregon se në dorë mban disa letra që sigurisht mund ta nxirrnin fituese të lojës.

“Kush ka fat në lojë, s’ka në dashuri thonë”,- shkruan Enca duke e shoqëruar shkrimin edhe me disa emoji të mërzitur.

Nëpërmjet kësaj, Enca tregon se këto kohë dashuria nuk po i shkon aq mirë. Faktikisht kjo gjë është pothuajse e vërtetë, por në fund të fundit kot nuk thonë se s’mund t’i kesh të gjitha. /Blitz.al/

en

Share