Blitz

 Breaking News

Enca përkrah Tunën dhe ka diçka për ti thënë: “Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak!”

Enca përkrah Tunën dhe ka diçka për ti thënë: “Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak!”
October 30
11:01 2018

Pas intervistës së fundit, Tuna vazhdon të flitet ende në rrjetet sociale. E ftuar në “Xing me Ermalin”, Tuna është shprehur se njerëzit duan gjërat fallco, gjë për të cilën duket se edhe Enca ndan të njëjtin mendim.

Enca ka publikuar në Insta Story një video të intervistës së Tunës e përbri saj shkruan:

“E dua për sinqeritetin që ka. Njerëzit duan fallcon. Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak, të jesh real është vlera”.

Duket se si Tuna dhe Enca preferon të flasë hapur dhe të tregojë çdo gjë që ajo mendon, gjë e cila sipas tyre nuk u pëlqen shumë njerëzve.  Por më pas Enca e ka fshirë sërish këtë video nga Insta Story./Blitz.al/

Share