Blitz

 Breaking News

Enca dhe Capital T përballen me njëri-tjetrin. Zgjedhje apo rastësi?

Enca dhe Capital T përballen me njëri-tjetrin. Zgjedhje apo rastësi?
January 12
16:40 2017

Si Enca, ashtu edhe Capital T janë ndër këngëtarët shqiptarë më të njohur të momentit, të cilët kanë pasur edhe suksese me koncertet e fundvitit. Megjithatë, publiku që i ndjek ka pasur dëshirë prej muajsh që të dy ata të prodhojnë të tjera hite.

Në fakt, për sa i përket Encës, ajo e ka paralajmëruar lançimin e projektit të ri “Love on my body”, por për arsye të ndryshme u detyrua që ta shtyjë deri në datën 20 janar. Fansat po e presin me padurim këngën e re, sepse Enca ka premtuar që do të jetë një këngë shumë ndryshe dhe që ajo e ka realizuar me shumë dashuri.

encaa

Nga ana tjetër, edhe Capital T ka vendosur të lançojë hitin e tij më të ri pikërisht në datën 20 janar. Kënga do të titullohet “Cest La Guerre dhe nga pak sekonda që Capital T ka postuar në Instagram mund të themi se klipi do të jetë sërish mjaft luksoz dhe me prezencën e makinave më të shtrenjta.

capital

Të dyja këto këngë do të lançohen në të njëjtën datë. Deri tani Enca dhe Capital T nuk kanë pasur ndonjë bashkëpunim në muzikë, por a është caktimi i së njëjtës datë lançimi zgjedhje apo rastësi e këngëtarëve? Kjo mbetet e dyshimtë deri në momentin që këngëtarët ta sqarojnë vetë, por e rëndësishme është që të dyja të jenë këngë të mira dhe t’ia vlejë pritja e publikut. /Blitz.al/

 

Share