Blitz

 Breaking News

Emri për bebin e ardhshëm është gati, Lorik Cana, baba për herë të dytë?

Emri për bebin e ardhshëm është gati, Lorik Cana, baba për herë të dytë?
October 03
11:47 2018

Ish-kapiteni i Kombetares së Shqipërisë, Lorik Cana mendon se ka ardhur momenti që familja e tij të shtohet me një tjetër anëtar. Këtë dëshirë ai e shprehur sot gjatë intervistës në “Wake Up”.

Përtej planeve dhe projekteve profesionale, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë diskutimi për jetën private. Loriku u shpreh se ai dhe bashkëshortja e tij italiane Monica kanë dëshirë që të kenë një fëmijë tjetër pas Bojkenit, i cili mbushi 3 vjeç para pak ditësh.

Ata e kanë menduar mirë këtë dhe kanë gati edhe emrin, nëse bebi do të jetë vajzë.

“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Në fakt Monica do më shumë vajzë dhe ia ka gjetur edhe emrin që tani. Ka dëshirë ta quajë Enkelejda”- përfundoi Cana.

Shpresojmë që dëshira t’i plotësohet sa më shpejt dhe familjes së tyre t’i shtohet së shpejti një bukuroshe e vogël. /Blitz.al/

 

 

 

Share