Blitz

 Breaking News

Emocionohet Bebe Rexha. Çfarë po ndodh në New York?

Emocionohet Bebe Rexha. Çfarë po ndodh në New York?
January 13
10:27 2017

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka publikuar klipin e saj më të ri me titull “I got you”.

Shumë shpejt kjo këngë po përhapet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa orë më parë, Bebe Rexha ka postuar në Snapchat një video, në të cilën është duke dëgjuar “I got you” në një radio në New York. Ajo i ngre volumin vazhdimisht dhe shkruan:

“Po dëgjoj këngën time për herë të parë në New York”.

Mesa duket, është hera e parë që një radio në New York zgjedh të ketë pjesë të play listës së saj këngën e Bebes. Kjo gjë e ka emocionuar pafund këngëtaren, e cila e shpreh këtë nëpërmjet lëvizjeve të saj./Blitz.al/

bebe

Share