Blitz

 Breaking News

Elton John heq dorë përfundimisht nga muzika: Jam i lodhur!

Elton John heq dorë përfundimisht nga muzika: Jam i lodhur!
January 24
19:59 2018

Pas 50 viteve turne të vazhdueshëm dhe performanca nga çdo cep i globit, Elton John ka dhënë lajmin e keq për mijëra e miliona fansa të tij në të gjithë globin.

Burime shumë pranë këngëtarit kanë treguar se fakti që shitjet kanë rënë dhe sëmundjet po e lodhin, kanë detyruar John të heqë dorë nga muzika dhe koncertet.

Ai do të dalë shumë shpejt ditën e sotme në një deklaratë në Facebook, ku do të japë lajmin jo të mirë për të gjithë dashamirësit e tij.

Ky vendim vjen fare pak kohësh kur artisti desh pësoi goditjen fatale nga një sëmundje bakteriale teksa po mbante turneun ndërkombëtar në Afrikën e Jugut, vitin e kaluar. /Blitz.al/

Share