Blitz

 Breaking News

Eliza Hoxha: Në festivalin e RTSH-së fituesi zgjidhet 3 ditë para

Eliza Hoxha: Në festivalin e RTSH-së fituesi zgjidhet 3 ditë para
March 27
16:10 2019

Nuk është hera e parë që këngëtarët ngrejnë akuza të tilla për festivalet nw Shqipwri, aq më tepër për Festivalin e Fundvitit në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Së fundmi ka qenë këngëtarja Eliza Hoxha e cila ka bërë një deklaratë të tillë, e ftuar në një emison mëngjësi në Kosovë.
Ndërkohë që kanë kaluar pak muaj nga edicioni i fundit i Festivalit në RTSH, Eliza Hoxha, ka deklaruar publikisht se fituesi i këtij festivali është i paracaktuar dhe zgjidhet 3 ditë para.
E ftuar në emisionin “#Gjesi”, këngëtarja u shpreh se fituesi zgjidhet tre ditë përpara dhe kjo të heqë motivin për të performuar.
“Unë e shijova shumë, ika shumë e përgatitur. Festivali kishte shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ishte shumë më i mirë se herët e tjera. Pjesa tjetër është e zakonshme, përcaktohen në shumë raste fituesit para kohe. Kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, si të kesh motiv të dalësh të këndosh? Te Festivali i RTSH-së e kupton zakonisht tre ditë më herët. Përgjigja ime është pse ta bëjmë festivalin, kur mund ta çojmë direkt fituesin”-u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë, që Eliza ishte pjesë e edicionit të fundit të këtij festivali me këngën e titulluar “Peng”. /Blitz.al/

Share