Blitz

 Breaking News

Elhaida Dani “kërcënon” Ardit Gjebrean: Do shihemi në gjyq!

Elhaida Dani “kërcënon” Ardit Gjebrean: Do shihemi në gjyq!
November 15
14:23 2018

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani vitin e kaluar mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën  “E ngrirë” e cila u rëndit në vendin e dytë. Duket se Elhaida ka vendosur të rikthehet në këtë festival në 20-vjetorin e tij ku gara sa po vjen e bëhet edhe më e fortë.

Ajo ka postuar një foto ku duket së bashku me Ardit Gjebrean dhe Eni Çobanin dhe i ka bashkangjitur një shkrim:

“Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do të shihemi në gjyq”, – shkruan Dani dhe me shaka ka “kërcënuar” Arditin dhe pjesmarrësit.

Edhe pse Elhaida  nuk ka lajmëruar më përpara për pjesëmarrjen e saj, në hashtagun poshtë fotos ka bërë tag edhe “Këngën Magjike” gjë që tregon se ajo do të jetë një nga konkurentet e këtij edicioni.

/Blitz.al/

Share