Blitz

 Breaking News

Elgit Doda i thotë mjaft: “Ti o njish do të hysh në burg…”

Elgit Doda i thotë mjaft: “Ti o njish do të hysh në burg…”
August 22
11:04 2017

Ai është një ndër kompozitorët dhe këngëtarët e rinj më të njohur në Shqipëri që ka bashkëpunuar me disa nga emrat më në zë të muzikës shqiptare. Megjithatë, krahas komplimenteve ai ka edhe shumë kritika për kolegët e tij.

Elgit Doda më herët postoi në Instastory një foto ku i kërkonte “dikujt” të mos këndonte më dhe mediat aluduan gjatë se kush mund të ishte personi të cilit ai i jepte një këshillë të tillë. Edhe pse nuk e zbuloi personin të cilit i drejtohej, kompozitori i njohur nuk ka ndalur së dhëni “këshilla”.

“A do më bësh një nder? Pash Zotin mos u mundo të këndosh më!” – shkruante ai fillimisht.

“Ti o njish mos këndo më se do të hysh në burg për ndotje akustike”,- është shprehur ai mbrëmjen e djeshme në një tjetër postim.

Me kë ta ketë vallë Elgiti? /Blitz.al/

Share