Blitz

 Breaking News

Edhe të fortët janë të vdekshëm! Chuck Norris pëson 2 atakë kardiake brenda 1 ore

Edhe të fortët janë të vdekshëm! Chuck Norris pëson 2 atakë kardiake brenda 1 ore
August 27
12:16 2017

Një nga simbolet e forcës në filmat “vestern”, Chuck Norris, me famë në mbarë botën për rolet e tij, ka pësuar 2 atakë kardiakë brenda 47 minutave.

Lajmi fillimisht është konfirmuar nga portali “Radar online” në SHBA e më pas është shpërndarë në disa portale të tjera. Por deri tani asnjë nga mediat e mëdha amerikane nuk e ka konfirmuar lajmin.

Gjithsesi nga ajo që shkruhet aktualisht Norris ka pësuar 2 atakë kardiakë në 17 korrik ndërsa ndodhej në Nevada gjatë Kampionatit të Arteve Marciale.

77-vjeçari, idhull i dhjetëra fansave, fill pas kësaj është shoqëruar në spital dhe thuhet se ka qëndruar për disa ditë në kujdesin e mjekëve.

Portali “Radar” u referohet burimeve nga familjarët e aktorit Chuck Norris të cilët kanë thënë se ai ka pasur dhembje në kraharor ndërsa ndodhej në dhomën e hotelit bashkë me bashkëshorten e tij.

Një ambulancë ka shkuar në ndihmë të aktorit dhe më pas ai është shoqëruar në spitalin “Mt.Grant Hospital”, 100 milje larg vendit ku qëndronte Norris.

Thuhet se zemra e tij për disa çaste kishte ndalur dhe mjekët kanë përdorur defribilatorin për ta sjellë në jetë.

“Këto 2 goditje një person të gjysmës së moshës së tij do ta kishin vrarë. Por ai arriti të mbijetojë për shkak të fuqisë fizike dhe aktivitetit që bën”,- ka thënë një burim.

Pas kësaj, ai ka dalë nga spitali dhe ka shkuar në shtëpi ku vijon të kurohet për zemrën.

Aktualisht Norris ka hequr dorë nga të gjitha aktivitetet fizike që bënte më parë. /Blitz.al/

Share