Blitz

 Breaking News

Edhe pse shpesh e harrojmë, Meghan Markle ka po të njëjtat zakone të këqija si ne

Edhe pse shpesh e harrojmë, Meghan Markle ka po të njëjtat zakone të këqija si ne
November 14
23:50 2018

2019 po afron dhe kjo do të thotë që së shpejti të gjithë duhet të fillojmë të mendojmë për gjithçka kemi lënë pas dhe qëllimin për vitin e ardhshëm. Dhe kjo listë e Meghan Markle na rikujton edhe njëherë që edhe dukeshat mund të kenë zakone të këqija si ne. Ajo ka publikuar në ish- faqen e saj të internetit në 2016, gjërat që kishte dëshirë të përmirësonte.

” Vrapo në një maratonë. Ndaloni së ngrëni thonjtë. Ndalo së përdoruri fjalë të pista. Rimëso frengjishten. Këto janë pjesë e listës së qëlllimeve të mia pothuajse çdo vit. Maratona ende nuk ka ndodhur.Fjalët e pista vinë në momentet kur je e lodhur kur ke punuar shumë apo pasi të ikën turpi pasi disa gotave.”- ka shkruar ajo.

Nuk e imagjinojmë dot Meghan duke sharë padashje nga nervat përpara mbretëreshës, kështu që le të shpresojmë që të ketë hequr dorë nga kjo. Ndërkohë dimë që ajo vazhdon të kafshojë thonjtë në ditët stresuese apo përpara një fluturimi më avion. /Blitz.al/

Share