Blitz

 Breaking News

Edhe Fifi i kundërvihet Taynës, ka diçka për ti thënë këngëtares dhe fansave të saj

Edhe Fifi i kundërvihet Taynës, ka diçka për ti thënë këngëtares dhe fansave të saj
November 19
11:34 2018

Ditën e djeshme është përfolur një shkrim që këngëtarja Arta  Memedit që ka bërë kundër Tayna-s (lexo këtu). Por pas kësaj ka reaguar edhe Fifi, e cila ka postuar në Insta Story një koment të bërë në profiline  saj nga një fans i Taynas. Ai i thotë Fifit që i dhimbset që mbron Artën ndërkohë e ka ofenduar duke e quajtur “bullicë”.

Por ajo nuk e ka lënë me kaq, pas publikimit të komentit Fifi ka publikuar dy Insta Story të tjerë në të cilat shkruan:

“Komente si puna e kësaj marr shumë… Po jam mësuar më këtë lloj të folurë nuk është se më penfon. Po më vjen keq për energjinë dhe vrerin që lëshoni ju bashkë me to. Po nuk ka mundësi që të gjithë ta kenë halë në sy, se  asnjë s’ma merr mendja se e pengon suksesi i dikujt që e meriton”.

E pas kësaj ka diçka për të thënë edhe për bullizimet që bëhen kundrejt saj, për peshën që ka.

“Veç në kilogram mund të më kapni, prap po them se jam mësuar me këtë të kilogramve dhe nuk po më bën përshtypje. 25 vjet poi  bëj duke më thënë të dobësohem gjithë njerzia, por një gjë është e sigurt që bukën nuk ja kam ngrënë asnjërit prej jush, as në qafë, s’kam mbajtur ndonjë. Jam krenare për trupin tim, me tulet dhe me atë që bëj. Prandaj faleminderit Allah që asgjë nuk më mungon. Kam shëndetin edhe trutë në vend si me killa si pa to. Kjo është hera  e fundit që merrem me këtë personazh që shkaktoj infektim serioz në shoqëri. Me të mira!”

Pra duket se pas këtyre postimeve, Fifi kërkon ti jap fund diskutimeve për Taynan. Madje më pas ajo i ka fshirë sërish postimet./Blitz.al/

Share