Blitz

 Breaking News

Ed Sheeran tregon të vërtetën e miqësisë së Eminem dhe Kendrick Lamar

Ed Sheeran tregon të vërtetën e miqësisë së Eminem dhe Kendrick Lamar
January 10
09:55 2017

Eminem dhe Kendrick Lamar, përveçse janë dy reperë shumë të mirë dhe të njohur, janë edhe shumë miq me njëri-tjetrin.

Ama, para se Eminem të bëhej mik me Kendrick e vendosi këtë të fundit në një seri provash për të kuptuar se ai me të vërtetë ishte i aftë e i talentuar.

Këtë e ka treguar Ed Sheeran në një intervistë të dhënë së fundmi në “Zach Sang Show” në radio, ku ka treguar se  reperi nga Detroiti dëshironte të provonte se reperi nga Compton ishte me të vërtetë i talentuar dhe nuk kishte një “tekstshkrues fantazmë” nga pas .

“Eminem dëgjoi që Kendrick Lamar ishte një nga reperët më të mirë dhe e ftoi në studio për të bërë një këngë”, – ka treguar Ed. “Kendrick arriti bashkë me disa miqtë e tij dhe Eminem i tha: “Dua të të shoh në studio, vetëm ty dhe inxhinieri im do të vijë që të regjistrojë me ty, por miqtë e tu do të rrinë këtu”. Dhe kështu bëri. Kendrick qëndroi vetëm në studio dhe shkroi tekstin e tij e më pas të gjithë filluan ta dëgjojnë. Aty Eminem tha me bindje që Lamar është më i miri”.

Këtë histori, Sheeran e kishte dëgjuar nga producenti Rick Rubin dhe mendoi se do të ishte mirë që fansat e reperave ta dinin. /Blitz.al/

Share