Blitz

 Breaking News

Ed Sheeran bën ëndrrën realitet

Ed Sheeran bën ëndrrën realitet
January 17
19:46 2017

Siç e dimë, Ed Sheeran është një nga artistët më të rinj dhe njëkohësisht më të suksesshëm në Hollywood.

Suksesi i vërtetë për një artist të ri është kur arrin të mbushë plot stadiumet dhe të arrijë në krye të klasifikimeve të Billboard. Këtë gjë ka bërë edhe Ed!

Ai është ngjitur në vendin e parë të Billboard 100, ku renditen 100 këngët më të blera e më të klikuara të momentit. “Shape of You” është kënga e parë e Sheeran, që kur u shfaq për herë të parë në industri, që kryeson Billboard 100.

Këngëtari ka arritur të shesë plot 240,000 kopje në një javë, sipas Nielson Music.

Urime Ed! /Blitz.al/

Share