Blitz

 Breaking News

E vështirë për t’u besuar, por Agnesa Vuthaj është single dhe arsyet e sinqerta i tregon vetë ajo

E vështirë për t’u besuar, por Agnesa Vuthaj është single dhe arsyet e sinqerta i tregon vetë ajo
September 30
09:41 2018

Ajo ka preferuar ta mbajë gjithnjë në hije jetën e saj sentimentale, por në një intervistë për TV Klan ajo ka vendosur të tregojë gjithçka. Agnesa Vuthaj është single, dhe në mënyrën më të sinqertë flet për të:

“Në fillim, çdo mashkull dëshiron që të ketë pranë një vajzë të bukur, të famshme, të suksesshme, sepse e përmbush kështu egon e tij. Mirëpo kur kalon pak kohë dhe e njohin me të vërtetë këtë vajzën e bukur, që në thelb nuk është vetëm e bukur, kuptojnë që suksesi do shumë punë dhe përkushtim, dhe atëherë fillojnë dhe ndihen inferiorë.”

Agnesa ka treguar edhe se shpesh është përpjekur të tregohet më pak se ç’është për të qenë në një nivel me ta, por kjo kthehet në nje efekt boomerang sipas saj. Pavarësisht se ndonjëherë ndihet e vetmuar, ajo ka treguar se është mësuar. Gjithsesi nuk do të mbetet gjithnjë kështu, pasi fëmijët janë një ndër dëshirat e saj për të ardhmen. /Blitz.al/

 

 

 

Share