Blitz

 Breaking News

E quajnë tifoz të Partizanit, reagon Stresi: “Më keni ngatërruar bisha!”

E quajnë tifoz të Partizanit, reagon Stresi: “Më keni ngatërruar bisha!”
September 29
13:08 2018

Ditën e djeshme reperi i njohur Stresi ka shkuar në stadium për të ndjekur derbin kryeqytetase Tirana- Partizani. Ai ka postuar foto dhe video të ndryshme në Insta Story.

Por duket se ka ndodhur një keqkuptim. Në media është shkruajtur se Stresi ka qenë në stadium për të mbështetur skuadrën e zemrës Partizanin, gjë e cila nuk i ka pëlqyer reperit dhe ka vedosur të bëjë një shpjegim.

Përbri fotos së një artikulli ai shkruan:

“E keni ngatërru bisha !!!! Unë jom bardh e blu përjetë e nuk ndryshoj kurrën e kurrës… S’kam Gjë Me Partizanin Gëzoj Respekt të madh për Trainerin Skënder Gega . Futbolli është futboll dikush don Tironen dikush Partizonin lale… Kështu që unë dje isha mes tifozerisë bardh e blu!”

Për të gjithë ata që nuk e dinin se cila skuadër i kishte rrëmbyer zemrën Stresit, tani e morën vesh./Blitz.al/

Share